Vendimi i fundit i Qeverisë serbe, hiqet testi i detyrueshëm dhe karantina
Në seancën e sotme, Qeveria e Serbisë vendosi të pranojë rekomandimet e “Shtabit të Krizave” për luftën kundër CoVid 19.
Nga nesër, 22 maj, nuk është më e nevojshme të bëhet Testi për CoVid19, dhe nuk nevojitet më as leje e veçantë si për vendas ashtu edhe për shtetasit e huaj që hyjnë në Serbi, transmeton Ministria e Lajmeve.
Poashtu bëhet e ditur që nga nesër nuk ka më ‘karantinë’ për personat që hyjnë në Serbi.
Shtabi i Krizave këtë e kishte propozuar para dy dite në bazë të analizës së gjendjes aktuale epidemiologjike.
Të gjithë personave që hyjnë në territorin e Serbisë do t’u jepen paralajmërime shëndetësore duke thënë se ata po hyjnë në territorin ku virusi ende qarkullon, si dhe mënyra për të parandaluar infeksionin, por testi i detyrueshëm negativ për evitimin e karantinës nuk është më i nevojshëm.