Veliu: Do të vijë dita kur do të publikoj diçka të rëndësishme për Kurtin
Agim Veliu nga radhët e LDK’së pas mbledhjes ka folur për T7 ku tha se na e kemi vërtetuar se ai është një njeri mashtrues dhe se nuk ka guxim.
Ai tha se Kurti që nga fillimi ka pasur qëllime tjera.
“Unë i kom thënë që kjo formë e komunikimit nuk është në rregull, përgjigja e tij ka qenë, nuk ka qenë ndonjë përgjigje e qartë, ai sigurisht i ka pasur qëllime tjera që nga fillimi, unë jam tepër i lumtur që kam punur në këtë qeveri, në takimet që i kam pasur kokë me kokë me të, unë e kam vërtetuar që ai nuk ka guxim që të veprojë, ai është një mashtrues tipik do të vijë dita që do të publikoj diçka të rëndësishme. “, tha Veliu.
Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së është marrë vendim të inicohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, derisa mësohet se Lumir Abdixhiku ka abstenuar ndërsa Vjosa Osmani ka votuar kundër këtij vendimi.