Lajme

Vdiqën edhe tre të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë njoftuar se edhe tre persona kanë vdekur nga COVID-19.

Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me COVID-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njesinë Intensive në objektin e Mjekesisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

Kjo ka çuar në total numri e të vdekurve në 47.

Infektivja njofton se janë të hospitalizuar 97 raste COVID-19 pozitivë.