FutbollSporti

Vdiq legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer

Legjenda e futbollit Franz Beckenbauer ka vdekur të dielën në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e Beckenbauerit të hënën.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë i qetë të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, është thënë në njoftimin e familjes.

Beckenbauer u bë kampion bote si futbollist në vitin 1974, ndërsa fitoi titullin e botës edhe si trajner me Gjermaninë në vitin 1990. Kishte fituar katër tituj të Bundesligës me Bayernin, katër herë Kupën e Gjermanisë, tri herë Kupën e Evropës, një herë Kupën e Fituesve të Kupave. Mbrojtësi anësor gjerman kishte fituar Bundesligën edhe me Hamburgun.

Ai dy herë kishte fituar “Topin e Artë”, më 1972 dhe 1976.

Ai vlerësohet si një ndër futbollistët më të mirë në histori.