Të fundit

Arrestohet një person nga Bujanoci për trafikim të migrantëve

Mbrëmë në Surdulicë është arrestuar një person nga Bujanoci i dyshuar për kontrabandim me emigrantë.
Të martën, gjysmë ore pas mesnate, policia në Surdulicë ka ndalur veturën “Renault Senik” me targa të Bujanocit, të cilën e drejtonte F.S. nga Bujanoci, ndërsa në veturë kanë qenë pesë migrantë nga Maroku, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz”.

Njëkohësisht i dyshuari ka qenë duke drejtuar veturën me patentë shofer të falsifikuar duke kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit”./Bujanovaçke