Lajme

Vdes një person 38 vjeçar nga coronavirusi

Një tjetër person ka ndërruar jetë nga coronavirusi. Bëhet fjalë për vëllaun e drejtorit të Institutit Epik, Demush Shasha.

Ai ka njoftuar se vëllau i tij 38 vjeçar ka ndërruar jetë përmes një postimi në Facebook.

“Vellau im, Flamur Shasha, 38 vjeç, ndroj jete.Per shkak rrethanave lus per mirekuptim familjen dhe miqt. Varrimi do jete privat”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i vdekejeve në vend pas shumë rasteve të të infektuarëve. /Insajderi.com/