Lajme

Vdes një 70 vjeçar në motel në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Një i moshuar ka vdekur sot në një nga motelet në periferi të Prishtinës.

Vdekjen e viktimës për Express, e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë për Express, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Prugovc të Prishtinës.

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.

Borovci konfirmoi se rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë më tutje ai.