Maqedoni

Vazhdon gjuha e urrejtjes në Shkup, tifozët fyejnë shqiptarët

Në rrjetet sociale sërish është shfaqur një video ku shihet se si një grup i të rinjve përdorin gjuhë të urrejtjes duke brohoritur “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.

Sipas përshkrimeve në rrjetet sociale, ngjarja ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

MPB ende nuk ka informacione për grupin në fjalë, respektivisht ende nuk dihet nëse të rinjtë, ashtu siç pretendohet i përkasin grupit të tifozëve “Komitët”.

Ndryshe, para disa ditëve një video tjetër në rrjetet sociale kishte ngjallur reagime të shumta ku shihej se si grupi i tifozëve “Komitët”, nga qendra e kryeqytetit deri në stadium brohorisnin me të njëjtat fjalë, gjegjësisht “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”. Si shumë raste të tjera, edhe ky raste vazhdon të mos ndëshkohen duke shkaktuar tensione ndëretnike.

VIDEO