Variola, epidemia nga e cila kishin vdekur 26 njerëz në Kosovë në vitin 1972
Data zyrtare e kesaj derxhe ne vitin 1972 ne Kosove ishte 13 marsi, saktesisht data e njejte qe tash, 48 vjet me pas, u shenuan dy rastet e para me Koranavirus ne Kosove.
Nje artikull i shkruar ne ate kohe nga Nehat Islami, e shpjegon deri ne detaje situaten ne vendin tone ne ate kohe.Rasti i pare i Varioles qenka zbuluar ne Rahovec, kurse Karantina per pacientet nga Kosove, ishte vendosur ne Gjakove.Kur Nehati shkon ne Gjakove, sheh dhjetera paciente ne karantine dhe disa mjeke shqiptare qe ishin shnderruar ne heronj ato dite. Pacientet, thote gazetari, shihnin nga dritaret se si punetoret i saldojshin arkivolet e pacienteve qe e humbnin betejen me semundjen. Dhe, disi thote ai, silleshin me ftohtesi – sikur te ishin pajtuar se i njejti fat i pret edhe ata.Kur kthehet gazetari ne Prishtine, bashkeshortja heziton t’ja hap deren nga frika se virusi mund te perhapej tek femijet.Nehat Islami megjithate shkon ne Beograd (atehere TVP ishte dege e TV Beogradit) dhe e monton storjen per epidemine e tmerrshme qe kishte rene ne Kosove.Statistikat e Varioles vrastare qe kishte zgjatur dy muaj jane keto:“Kur u mbyll kjo luftë e ashpër kundër një virusi, statistikat nxorën se në Kosovë ishin infektuar 123, ndërsa kishin vdekur 26 veta. Në Serbi ishin infektuar 194 veta. Prej tyre kishin vdekur 40. Numrin e foshnjave të vdekura pas vaksinimit të nënave shtatzëna, nuk e ka nxjerrë asnjë statistikë”, thote gazetari Nehat Islami, ne artikullin e botuar me ate kohe.