Të fundit

(VIDO) Enti Parashkollor “8 marsi” në Preshevë dezinfekton gjitha hapësirat brenda objektit

Enti Parashkollor “8 marsi” në Preshevë, ka filluar masat konkrete për të parandaluar koronavirusin, duke dezinfektuar kështu të gjitha hapësirat brenda objektit të këtij institucioni, transmeston ministrialajmeve.com

Tashmë gjendja alarmante ka filluar të ngrisë shqetësime tek qytetarët e komunës së Preshevës, ndërsa në anën tjetër Qeveria serbe ende ka vazhduar të mos i ndërpresë vijimet e institucioneve mësimore si : fakultetet, shkollat dhe çerdhet e fëmijëve. Mirëmbajtësi i institucionit në fjalë Kushtrin Shaqiri, për redaksinë e Ministrisë së Lajmeve ka deklaruar se edhe në të kaluarën kjo praktikë është bërë nga ana e tyre, mirëpo kësaj radhe masat për të dezinfektuar hapësirat e objektit kanë qenë me një përkushtim shumë më të madh për arsye të koronavirusit.