Opinione

Valon Arifi : Serbët në Bujanoc duhet të jenë pjesë përbërëse e pushtetit

Aktivisti i shoqërisë civile Valon Arifi nga Presheva në një intervistë për portalin “Bujanovaçke” ka deklaruar se shumica shqiptare duhet t’i përfshijë në bashkëqeverisje lokale serbët dhe romët, përcjell Ministria e Lajmeve.

Bashkimi i partive shqiptare në Bujanoc nuk do të thotë se edhe partitë serbe dhe rome nuk duhet të përfshihen në pushtetin lokal. Bujanoci duhet të jetë qytetet i “hapur” pa ndarje etnitke, shqiptarët, serbët dhe romët duhet të bashkohen për qytetin e tyre.

“Nagip Arifi, si fituesi i zgjedhjeve, duhet të përfshijë si partitë serbe ashtu edhe ato rome në koalicionin qeverisës,” – tha Valon Arifi.