KryesoreOpinione

Robelli: Me sa duket shumë politikanëve në Prishtinë u mungon oksigjeni në tru!

Publicisti dhe gazetari Enver Robelli ka reaguar në lidhje me ndihmën e 1000 testeve dhënë nga Serbia për Kosovën, për qytetarët që janë të dyshuar me Covid-19, përcjell Ministria Lajmeve.

“Këta patriotët që akuzojnë Qeverinë Kurti për “tradhëti kombëtare”, po harrojnë se rreth 100 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi, përkatësisht shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe askush nga këta “patriotë pandemie” nuk është interesuar për ti ndihmuar këta bashkëkombas, si duket politikanëve në Prishtinë u mungon oksigjeni në tru, është shprehur gazetari Robelli.

Postimi i plotë :

Mbi 140 herë (sipas disa burimeve madje 180 herë) Qeveria e R. Haradinajt ka lejuar të importohet në vitin 2019 oksigjen nga Serbia. Oksigjeni është importuar për nevoja të spitaleve të Kosovës. Por ky me gjasë ka qenë “import patriotik”, ndërsa kur Serbia në kohë pandemie, përmes institucioneve të Kosovës, dëshiron të ndihmojë me teste serbët e Kosovës, atëherë qeveria e Kosovēs akuzohet pothuaj për tradhti kombëtare. Ndërkohë janë rreth 100 mijë shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe asnjë politikan në Prishtinë nuk ka treguar aspak interes që t’i ndihmojë këta bashkëkombës në kohë pandemie. Me sa duket shumë politikanëve në Prishtinë u mungon oksigjeni – në tru.