Lajme

Valon Arifi: Ata që djegin flamuj nuk janë as patriot e as atëdhetar, thjesht piroman

Aktivisti i të drejtave të njeriut Valon Arifi ka reaguar ndaj djegjes së flamujve serb në Tiranë:

“Ata që dogjën flamujt serb në Tiranë sot,e flamujt shqiptar në Beograd dje nuk janë as patriot e as atëdhetar,ata thjesht janë piroman” ka thënë aktivisti Arifi.

“I takoj kombit që nuk urren e askë,nuk i ka bërë dëm askujt,i shtypur gjatë nëpër kohë por asnjëher nuk pajtohem me piromanët që djegin simbolet e të tjerëve” është shprehur ai.

“Ata që djegin dhe përdhosin flamujt e të tjerëve,qofshin shqiptar a serb,ata nuk janë as patriot e as atëdhetar,ata kanë emër,piroman” ka përfunduar aktivisti Valon Arifi.