Bota

Zyrtare: Gjermania nuk do të izolohet

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, ka bërë të ditur se Gjermania nuk do të shkojë në izolim para Krishtilindjeve, transmeton albinfo.ch.

Ai ka deklaruar se megjithëse varianti Omicron përbën një sfidë të madhe për vendin, nuk do të mbyllen sikurse që bëri Holanda.

“Nuk do të kemi një bllokim si në Holandë para Krishtlindjeve… Ne do të kemi një valë të pestë. Ne kemi kaluar një numër kritik të njerëzve të infektuar me Omicron. Kështu që edhe kjo valë nuk mund të ndalet më plotësisht dhe ne duhet ta përballim atë”, theksoi Lauterbach./kp