Vaksina e Oksford kundër Covid-19 nxit përgjigje imune tek të moshuarit
Vaksina kundër koronavirusit e Universitetit të Oksfordit ka treguar një përgjigje të fortë imunitare tek të moshuarit prej 60 deri 70 vjeç, duke rritur shpresat se mund të mbrojë grupmoshat më të rrezikuara nga virusi.
Studiuesit thonë se testimet e fazes së dytë, bazuar në 560 vullnetarë, janë “inkurajuese”.
Ata po testojnë gjithashtu nëse vaksina ndalon njerëzit të zhvillojnë COVID-19, një provë e fazës së tretë.
Rezultatet e hershme nga kjo fazë e rëndësishme priten në javët e ardhshme.
Tre vaksina, ajo e Pfizer-BioNTech, Sputnik dhe Moderna, kanë raportuar tashmë të dhëna të mira paraprake nga provat e fazës së tretë. Njëra prej tyre tha se vaksina e saj është efektive deri në 94% te personat mbi 65 vjeç.
Britania e Madhe tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit, të prodhuara nga AstraZeneca, 40 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe pesë milionë të vaksinës së kompanisë Moderna, transmeton BBC.