Ushtria kurde hidhet në kundër-sulm ndaj trupave turke
Me mbështetjen e ushtrisë së Asadit, forcat kurde në Siri kanë filluar kundërsulmet ndaj trupave turke. Mediat turke raportojn për se një ushtar turk ka humbër jetë dhe 8 të tjerë janë plagosur.
Forcat kurde në veri të Sirisë kanë nisur një kundër-sulmin ndaj trupave turke dhe, sipas aktivistëve,i qyteti kufitar strategjik i Ras al-Ain është rimarrur nga forcat kurde. Forcat Demokratike Siriane (SDF) kapën qytetin pas luftimeve të ashpra, njoftoi të martën Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Burimet kurde konfirmuan kundërsulmin dhe rimarrjen e Ras al-Ain. Forcat kurde morën gjithashtu fshatin e afërt të Tell Halafit në periferi të Ras al-Ain, njoftoi një gazetar i agjencisë së lajmeve AP.