Ushtari serb dënohet me 20 vjet burg për djegien e 57 myslimanëve në Bosnje
Ish-ushtari serb Radomir Shushnjar është dënuar me 20 vjet burg për djegien e 57 boshnjakëve gjatë luftës në Bosnje, e cila u zhvillua gjatë viteve 1992-1995.
Shushnjar, 64-vjeçar, është dënuar për vjedhje dhe ndalim ilegal të civilëve në këtë incident, në të cilin janë vrarë 26 persona afër qytezës lindor, Vishegrad, ku në mesin e personave të vdekur ka qenë një foshnje dyvjeçare.
Disa myslimanë boshnjakë ishin kidnapuar pas një sulmi në fshatin Koritnik. Ata më pas ishin dërguar në një shtëpi, së cilës i ishte vënë zjarri me mjete shpërthyese.
Gjykata ka gjetur se Shushnjar dhe ushtarë tjerë në ushtrinë e serbëve të Bosnjës, kanë qëlluar në këtë shtëpi, duke parandaluar ikjen e personave që kanë qenë brenda.
Shushnjat ka jetuar në Francë për vite të tëra, para se të arrestohej me kërkesë të Bosnjës.
Më 2012, serbët e Bosnjës, Millan dhe Sredoje Llukiq janë dënuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë me dënim të përjetshëm, respektivisht 27 vjet burgim për krime të njëjta./