Lajme

Mustafa: Përkulje dhe falënderime të pafundme. Riza Halimi, Ali Ahmeti, Shaip Duraku, Ibrahim Kadriu si dhe 96 delegatëve të Kuvendit për organizimin e Referendumit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka postuar një deklaratë rreth 28 vjetorit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992.

Sot, njëzet e tetë vjetori i Referendumit të Luginës së Preshevës për “Autonominë politike dhe territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën” shënohet në kohën e riaktualizimit të tij, në procesin e marrëveshjes së mundshme midis Kosovës dhe Serbisë.

Zhvillimet rajonale dhe qasja e shtetit ndaj Luginës së Preshevës përgjatë këtyre njëzet e tetë viteve e vërtetojnë më së miri se sa i drejtë është vullneti popullor i shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

Andaj edhe mbeti referencë për politikën, shoqërinë e gjeneratat që do të vinë.

Respekt dhe mirënjohje për organizatorët, përgjegjësi dhe angazhim për jetësimin e tij.

Përkulje dhe falënderime të pafundme.
Riza Halimi, Ali Ahmeti, Shaip Duraku, Ibrahim Kadriu si dhe 96 delegatëve të Kuvendit për organizimin e Referendumit, thuhet në postimin e Kryetarit të KNSH-së, Ragmi Mustafa