Unioni i Bashkësive Islame shqiptare në Zvicër mobilizohet për ta ndihmuar Shqipërinë!
APEL PËR NDIHMË DHE SOLIDARIZIM ME FAMILJET E PREKURA NGA TËRMETI NË SHQIPËRI
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër e konsideron obligim fetar dhe vëllazëror që shqiptarët kudo që ndodhen të mobilizohet në mbledhjen e ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i fundit në Shqipëri.
I bëjmë thirrje të gjitha xhamive, anëtare të Unionit, që të fillojnë organizimin për mbledhjen e ndihmave në vlera monetare.
Aksioni starton këtë të xhuma, më 29 nëntor dhe vazhdon deri xhumanë e ardhshme.
PS: Të gjitha ndihmat (të hollat) e mbledhura nga xhematet tona, do deponohen në konton e Unionit, e pastaj nëpërmjet Unionit do i dorëzohen Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Shpresojmë që nëpërmjet këtyre ndihmave, sadopak t‘ju dalim në ndihmë vëllezërve tanë në këto ditë të vështira.
Lusim Allahun e Madhërishėm ti mëshirojë të vdekurit, ti shërojë të lënduarit dhe tua lehtësojë dhimbjen familjeve të viltimave.
Kryesia e UNIONIT