Unioni Gazetarëve të Republikës së Shqipërisë vizituan komunën e Preshevës
Gjatë ditës së sotme kryetari Shqiprim Arifi ka mirëpritur Unionin e Gazetarëve Shqiptar në komunën e Preshevës.
Arifi konsideroi se ishte një takim shumë vëllazëror ku u bashkëbisedua për të gjitha fushat dhe vështirësitë që ballafaqohet komuna e Preshevës.
“Faleminderoj kryetarin Aleksandër Çipa për këtë iniciativë duke uruar që ky takim të jetë vetëm një fillim i mbarë i komunikimit tonë dhe shpresojmë që media shqiptare të jetë sa më shumë prezente në Luginë të Presheves duke transmetuar problemet tona, kërkesat dhe diskriminimet që po na bëhen Shqiptarëve të këtij vendi në mbarë trojet shqiptare.” është shprehur kryetari Arifi.