Futboll

Juventusi vazhdon me fitore, mposht si mysafir SPAL-in

Juventusi ka fituar si mysafirë i SPAL-it me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 25-të në Serie A.

Zonja e Vjetër e nisi me gol takimin, kur shënoi Cristiano Ronaldo, por që goli u anulua pas rishikimit të VAR.

Ndeshja kaloi në qetësi për disa minuta ku luftohej shumë në mesfushë.

Për ta parë golin e parë u desh të pritej minuta e 39-të, kur një harkim i bukur i Juan Cuadrados u kthye në gol nga Ronaldo (1-0).

Pjesa e parë u mbyll me këtë gol. Në pjesë e dytë u shënuan një gol i hershëm i Juves. Dybala pason bukur te Ramsey që shënoi për 2-0.

Ndeshja u hap në minutën e 69-të, kur Andrea Petagna shënoi nga pika e bardhë për 2-1.