Boks

Ultimatumi i Trump për Hamasin, presidenti kërkon të lirohen të gjitha pengjet izraelite

Presidenti amerikan Donald Trump i ka përsëritur Hamasit kërkesën për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura që nga 7 tetori i vitit 2023.

Në postimin e tij, ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vendimin e marrë nga aleatët e tyre izraelitë.

Hamasi sapo ka liruar tre pengje nga GAZA, duke përfshirë një qytetar amerikan. Duket se janë në gjendje të mirë shëndetësore! Kjo ndryshon nga deklarata e tyre javën e kaluar, kur thanë se ata nuk do të lironin asnjë peng. Izraeli tani do të duhet të vendosë se çfarë do të bëjë për AFATIN e vendosur për lirimin e të gjithë pengjeve, SOT, ORA 12:00. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vendimin që do të marrin aleatët tanë!