BoksSporti

Publikohet ora e fillimit të super duelit, Ruiz – Joshua

Pritet një përballje tejet interesante mbrëmjen e së shtunës mes Joshuas e Ruizit.

Ky duel tashmë ka marrë vëmendjen e mediave botërore, teksa besohet se do të jetë spektakël në vete.

Meçin e parë e fitoi meksikani, për t’u kurorëzuar me titujt IBF dhe WBO, ndërsa tani dy boksierët do të ngjiten sërish në ring për të zhvilluar rimeçin.

Ky super meç do të luhet të shtunën dhe sipas mediave britanike dueli do të fillojë nga ora 21:30.