Lajme

Ugljanin përseri trazon Serbinë me deklaratën e tij

Në tubimin me rastin e përvjetorit të Partisë së Aksionit Demokratik të Sanaxhakut SDA kanë marr pjesë edhe parti shqiptare nga Kosova, Bujanovci dhe Mali i Zi, por jo edhe “motra” SDA e Bosnjës gjë që portali “Sanxhaçke.rs” e komentoj si mbingarkesë të rrymës por-shqiptare, shkruan “Politika”.

Tash e 29 vjet jetojmë në shtetin në të cilën në vepër është krijesa fashiste që vetën e quan shtet serb – Serbi, ka thënë kreu i SDA në Sanxhak Sulejman Ugljanin në Kuvendin e kësaj partie ku u festua përvjetori i 29-të.

“Parashenja serb në gjithçka direkt është kërcënim ndaj boshnjakëve dhe popujve tjerë jo serb”, tha ai duke shtuar se: “Nëse ne para hyrjes së Serbisë, Malit të Zi, Sanxhakut dhe Kosovës në BE, nuk e zgjedhim statusin tonë, do të vij një Millosheviç i ri apo Vuçiq si rrezik për shqiptar dhe boshnjak”.

Ugljanin mendon se gjysma e territorit që quhet Sanxhak është nën okupimin e Serbisë ndërsa gjysmën e ka okupuar Mali i Zi dhe “udhëheq me territorin që nuk është i tyre”. Si zgjidhje mendon Ugljanin duhet Kuvendit të i ofrohet platforma ku ndër tjera thuhet “Sanxhaku është regjion historik kufijtë e të cilit janë përcaktuar në Kongresin e Berlinit”, kur është vendosur statusi special, ku “bashkësia territoriale politike e popujve të barabartë dhe qytetarëve (Shqiptar, boshnjak, malazez dhe serb)”.

Sanxhaku sipas Ugljaninit duhet të ketë kushtetutën dhe organet (Kuvendi, guverneri, qeverinë dhe policinë, gjyqësinë e prokurorinë), të gjitha këto nën mbikëqyrjen e BE-së dhe Komitetit Special për Sanxhak, në përbërje të cilës duhet të jenë përfaqësues të ShBA, OSBE-së dhe popujve konstituiv. Serbia dhe Mali i Zi duhet të adaptojnë me situatën e re.

Sipas tij, Sanxhaku me statusin special të shqiptarëve, boshnjakëve, serbëve dhe malazezëve nuk do të humbin asgjë, sepse do të kishin status special si popull konstituiv, ndërsa “një Sanxhak i këtillë do ishte nukleus i stabilitetit në regjion”. Për këtë dokument kanë votuar 800 delegatë të Kuvendit të SDA Sanxhak.

Në këtë tubim morën pjesë përfaqësues të partive shqiptare nga Kosova, Bujanovci dhe Mali i Zi. Por nuk mori pjesë partia “motër” nga SDA e BiH shkruan portali “Sanxhakaçke.rs”, i afërm me presidentin e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve Esad Gjurgja, që komentohet si pasojë e raporteve të këqija të partive simotra.

SDA Sanxhak u formua me 29 korrik 1990 në mitingun e madh në stadiumin e qytetit në Novi Pazar, ku kanë marr pjesë 20 mijë qytetarë, asokohe SDA ishte pjesë e SDA për ish-Jugosllavi në diskutime të zjarrta të Alija Izetbegoviç dhe krerëve tjerë. Izetbegoviç asokohe pat paralajmëruar “autonomi politike dhe territoriale për Sanxhak”. Sulejman Ugljanin, që është në krye të SDA Sanxhak tash po kërkon të njëjtën.