Lajme

Kurti: Serbia ka zgjedhur konfrontimin, refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare për nder të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka folur për dialogun me Serbinë ku ka thënë se Serbia në vend të fqinjësisë së mirë ka zgjedhur konfrontimin.

Ai tha se Serbia dështoi në sulmin terrorist në Banjskë falë profesionalizimit të policisë sonë.

Është për keqardhje që Serbia ka zgjedhur konfrontimin, ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që sjell fqinjësi të mirë. Në vend të saj përqafoi terrorizmin, edhe aty dështoi falë profesionalizmit të policisë sonë”, deklaroi Kurti.

Ai përmendi edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë, duke thënë se janë pakica më e diskriminuar në Evropë.

Kosovën e kanë pjekur para kohe qëndresa e popullit tonë. Republika e Kosovës garanton të drejta me të gjëra për pakicat në rajoni tonë posaçërisht për serbet që përfitojnë e kontribuojnë në shtetin tonë të përbashkët. Ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës janë pakica më e diskriminuar në Evropë që edhe sot po i nënshtrohet spastrimit nëpërmjet të ashtuquajturit pasivizim të adresave… Bashkëpunimi me Shqipërinë do të shtohet dhe qeveri e Kosovës mbete e zotuar për t’i zbatuar marrëveshjet. Kosova është në krahë të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi si shtet fqinjë me të cilët ndajmë vlera të njëjta”, tha ai.

Para deputetëve, Kurti tha se nëse Serbia do të kishte ndier përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë do ta kishte njohur Pavarësinë e Kosovës qysh më 17 shkurt 2008.