FutbollSporti

UEFA, finalja e Ligës Evropa me 9.500 spektatorë

UEFA ka konfirmuar se finalja e Ligës së Evropës që zhvillohet në Poloni, më 26 maj, do jetë me 9 mijë e 500 spektatorë ose 25 për qind e stadiumit. Dy klubet finaliste do kenë nga 2 mijë tiketa secila për tifozët e tyre, ndërsa pjesë tjetër, rreth 2 mijë tiketa do të vihen në shitje, derisa sa 3 mijë e 500 të mbeturat do jenë për Komitetin organizator, UEFA-në dhe disa partnerë të tjerë.

Man. Junajted me një ‘këmbë’ është në finale pas fitores së thellë ndaj Romës 6:2, derisa Viljareali ka mposhti Arsenalin në ndeshjen e parë me rezultat 2:1. Emrat e dy skuadrave që do kualifikohen në finale do mësohen pas zhvillimit të ndeshjeve kthyese të gjysmëfinales gjatë ditës së enjte.