FutbollSporti

UEFA, dy vjet pezullim për Realin, Barçën, Juven dhe Milanin?!

Sipas “ESPN”, UEFA ka planifikuar që të të pezullojë nga garat e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropa, në dy vitet e ardhshme, anëtarët aktual të Superligës Evropiane.

Sipas nenit 51 të statutit të UEFA-s, në të cilën ndalohet çdo aleancë ose partneritet mes klubeve, Real Madridi, Barcelona, Juve dhe Milani, në dy vitet e ardhshme, do të mbeten pa garat evropiane. Sipas “ESPN” klubet e lartëpërmendur shqyrtojnë që tani mundësinë e apelimit të një vendimi të tillë, nëse konfirmohet dënimi.

Numri një i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, paralajmëroi dënime të ashpra, ndërsa më këtë nuk është dakord presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili potencoi se më mirë që të bisedohet se sa të shqiptohen dënime të ashpra.

Klubet e tjera , që ishin themelues të Superligës Evropiane, do tu shqiptohen poashtu dënime nga UEFA, por do të jenë më të “buta”. (Foto: Gol.mk)