Udhëheqësit e KKSh-së vizituan drejtorët e bilitotekave në Bujanoc dhe Preshevë
Kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu së bashku me nënkryetarin Enkel Rexhepi dhe shefen e kabinetit Blerina Islamukaj vizituan dhe patën një takim sot me drejtorin e bibliotekës së qytetit të Bujanocit z. Ekrem Xhemaili dhe drejtoreshen e biblotekës së qytetit të Preshevës znj.Mimoza Saqipi.
Për këtë vit kemi ndarë 60.000 dinarë për secilën prej këtyre biblotekave, për paisjen me titujt më të rinj të librave në gjuhën shqipe. Me synimin që vitin e ardhshëm të japim më shumë mjete dhe fonde për këto dy bibloteka për të plotësuar nevojat e tyre për libra në gjuhën shqipe.
Ftojmë lexuesit e Bujanocit dhe Preshevës të vizitojnë biblotekat Bujanoc dhe Preshevë për t’u njohur me literaturen e re.
Shërbimi informativ i KKSH.
18.10.2023