FutbollSporti

Turqit përsërisin përshëndetjen ushtarake në barazimin ndaj Francës, priten dënime të ashpra nga UEFA

Futbollistët e Turqisë kanë përsëritur përshëndetjen ushtarake në ndeshjen ndaj Francës në kualifikimet për Evropianin 2020.

Pak ditë pas fitores ndaj Shqipërisë, ku turqit festuan me përshëndetjen ushtarake në nderim të aksionit ushtarak turk në Siri ndaj kurdëve, që Turqia e quan “Burimi i Paqes”, ata kanë festuar njëjtë edhe ndaj Francës, me të cilën barazuan 1 me 1.

Edhe pse UEFA ka nisur hetimet për rastin e parë, kjo nuk ka ndikuar te turqit që festuan njëjtë pas golit të Ayhanit, në barazimin 1 me 1.

Turqia i prin Grupit H me 19 pikë, aq sa ka edhe Franca.