Bota

Turqia dënon me burgim të përjetshëm 70 ish-kadetë lidhur me grushtetin

Turqia ka vazhduar të dënojë njerëz për të cilët beson se bashkëpunojnë me klerikun Fetullah Gylen.

Së fundmi, 70 ish-kadetë të Akademisë së Aviacionit janë dënuar me burgim të përjetshëm në Turqi, raporton KTV.

Në vendimin e gjykatës turke theksohet se 70 ish-kadetët e Akademisë së Aviacionit u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën penale “Shkelje të kushtetutës”.

Kadetët u dënuan për bashkëpunim me organizatën FETO, të cilën Qeveria turke e konsideron terroriste. Gjatë përpjekjes për grushtshtet në Turqi, u vranë 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.