Bota

Turqia, aplikacion në celular për të monitoruar të prekurit me Covid-19

Turqia do të monitorojë të diagnosikuarit me koronavirus nëpërmjet një aplikacioni në celular, në mënyrë që ata të respektojnë karantinën.

Qytetarët do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe policia do të ndëshkojë ata që thyejnë rregullat e karantinimit.

Kjo masë është në përputhje me ligjin turk, që lejon të përvetësojë të dhënat personale të qytetarëve pa lejen e tyre, në raste emergjente.

Që prej konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në 11 mars, Turqia ka arritur në 34000 raste të infektuara dhe 725 vdekje.

Kina, Singapori, Koreja e Jugut dhe shtete të tjera i kanë kërkuar qytetarëve të përdorin aplikacione dhe teknologji të tjera për të gjurmuar respektimin dhe shkeljen e karantinës ndërkohë që aktivistet e të drejtave të njeriut argumentojnë se këto masa bien ndesh me lirinë e individëve./opinion.al