Trupi Koordinues do të shpërndajë çanta për nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Nenad Mitroviq, të hënën, me 2 shtator, do të shpërndajë çanta dhe pajisjet shkollore për nxënësit e klasës së parë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Në ora 08:00 do të bëhet Vizitë në shkollën fillore “Dragomir Trajkoviq” dhe shpërndarja e çantave dhe pajisjeve shkollore për nxënësit e klasës së parë, Zhbevc, Bujanoc.
Do të vazhdohet pastaj në ora 09:30 – Vizitë në shkollën fillore “Selami Halaçi” dhe shpërndarja e çantave dhe pajisjeve shkollore për nxënësit e klasës së parë, Shkolla në Rahovicë të Preshevës.
Në 10:30 – Vizitë në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” dhe shpërndarja e çantave dhe pajisjeve shkollore për nxënësit e klasës së parë, Stacioni Hekurudhor, Preshevë.
Ora 13:30 – Vizitë në shkollën fillore “Muharem Kadriu” dhe shpërndarja e çantave dhe pajisjeve shkollore për nxënësit e klasës së parë në Tërnovc, Bujanoc.
Me datë 3 shtator do të shpërndahen në komunën e Medvegjës.