Trumpi thotë se ekipi amerikan është rrugës drejt Rusisë për të diskutuar planin e armëpushimit
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ai ka përfaqësues që “janë duke shkuar për në Rusi pikërisht tani teksa flasim”, për të diskutuar propozimin e ShBA-së për një armëpushim në Ukrainë.
“Shpresojmë se mund të marrim një armëpushim nga Rusia… kjo do të ishte 80% e rrugës për të përfunduar këtë derdhje gjaku të tmerrshme”, tha ai gjatë një takimi në Zyrën Ovale me shefin irlandez.
Ndërkaq, sulmet ndaj Ukrainës vazhduan gjatë natës, thotë Kievi, ndërsa Rusia pretendon se ka rimarrë më shumë nga rajoni i saj Kursk nga Ukraina.