Lajme

Zyrtarë të Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Prishtinë.

Aktualisht njësi të shumta të EULEX-it janë në shtëpinë e Jakup Krasniqit. Sipas njoftimit për media nga Specialja, operacionet po kryhen me ndihmën edhe të Policisë së Kosovës.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).