Bota

Trump shkarkon nga puna dy zyrtarë qe dëshmuan kundër tij

Presidenti amerikan Donald Trump, ka larguar nga puna dy zyrtarë të lartë që dëshmuan kundër tij në Senat. I dërguari amerikan në BE, Gordon Sondland, ka thënë se iu tregua paraprakisht se presidenti synon ta shkarkojë.

Disa orë më parë, nënkoloneli Aleksander Vindman, një ekspert i lartë për çështjen e lidhura me Ukrainën, u largua nga Shtëpia e Bardhë. Trumpi raportohet se dëshiron një riformatim të stafit, pasi senatorët, të mërkurën, e liruan nga akuzat, transmeton ktv.

Në votimin e tij historik, Senati vendosi të mos e shkarkojë presidentin e 45-të të Amerikës nga detyra, nën akuzat që rridhnin nga marrëdhëniet e tij me Ukrainën.