Bota

Trump mbështet protestat antiqeveritare në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka mbështetur protestat antiqeveritare që janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Iranit, raporton Ministria Lajmeve.

Ai ka thënë se Amerika qëndron me njerëzit e Iranit në luftën e tyre guximtare për liri.

Kujtojmë se sot një grup protestuesish iranianë kanë kërkuar dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi u konfirmua se ushtria iraniane e ka qëlluar gabimisht aeroplanin ukrainas në të cilin ndodheshin 176 njerëz brenda.

Vlen të theksohet se Trump statusin në twitter e shkroi edhe në gjuhën Persiane, të quajtur Farsi, gjuhë kjo zyrtare e vendit, e folur nga më shumë se gjysma e popullsisë. Ajo përdoret dhe kuptohet nga pothuajse të gjithë iranianët, si dhe nga miliona banorë të vendeve fqinje si Afganistani, Pakistani, India dhe Turkmenistani.