Lajme

Shkruan ‘The Guardian’: Si e bllokoi Milloshevic autonominë e Kosovës

Prestigjiozja britanike “The Guardian”, në një artikull të ri flet rreth heqjës së autonomisë së Kosovës, nga ish-presidenti serb, Slobodan Milloshevic, gjatë vitit 1989, transmeton Minstria Lajmeve.


Gazeta e njohur e fillon artikullin duke treguar për themelimin e kushtetutës së re nga Milloshevici, kjo në funksion të fillimit të kampanjës së tij për një “Serbi të Madhe”.

“Në mars të vitit 1989, presidenti serb Slobodan Millosheviç themeloi një kushtetutë të re duke filluar fushatën e tij nacionaliste për të krijuar një “Serbi të Madhe”, shkruan The guardian.

Autonomia e siguruar më 1974 nga Kosova, bënte që vendi t’i gëzonte gati të njëjtat të drejta sikur gjashtë republikat e ish-Jugosllavisë.

Mirëpo, 15 vite më vonë, Milloshevic propozoi disa amandamente për kushtetutën e Serbisë, me të cilat Kosovës iu morën shumica prej atyre të drejtave.

Një vendim i tillë nxiti protesta të dhunshme dhe më 3 mars 1989 u shpall gjendje emergjente. E pas kësaj, Beogradi vendosi pushtet të drejtpërdrejtë mbi Kosovën.

Tutje, përmes një përmbledhjeje shkrimesh editoriale nga arkivi, prej gazetarëve Jan Trajnor dhe Barni Petroviç, gazeta britaneze pasqyron realitetin në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve përgjatë viteve të fundit të 80’ta në Kosovë.

Në editorialin e Barney Petroviç theksohet edhe rezistenca e studentëve nga Universiteti i Prishtinës kundrejt policisë speciale serbe në kuadër të protestës së zhvilluar nga këta të parët.

Në po të njëjtin shkrim editorial, rrëfehet edhe dhuna e shkaktuar ndaj 1.000 studentëve në Prishtinë, aq sa raportonte numrin Televizioni Kroat, prej forcave serbe.

Gjithashtu në një shkrim nga arkiva i botuar nga gazetarët Trajnor dhe Petroviq tregohet se si në datën e 21 marsit të vitit 1989, numri i të vrarëve në protestat në Kosovë nga policia serbe shkoi në 21 e gjithashtu u lënduan dhjetra të tjerë.