“Tri mendje në ankand” është shfaqja e radhës që ka filluar me përgaditje Teatri i Preshevës
Drejtori i Shtëpisë Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini, për mes një postimi në llogarinë e tij në FB, bënë të ditur se Teatri i Qytetit në Preshevë po fillon me pregaditjet e shfaqjes së radhës ” Tri mendje në ankand” të autorit Ferdinand Hysi.
Drejtori në fjalë përmes këtij njoftimi, shpreh faleminderim të veçantë për autorin e tekstit z. Ferdinand Hysin për mirëkuptimin e treguar ndaj Teatrit të Preshevës, që ky tekst të realizohet me grupin e aktorëve preshevar, në regji të Afeida Boriçit, ndërsa do të luajnë:
Egzona Salihu
Gani Veseli
Artan Ibishi
Gjelbrim Emini
Valon Nuhiu
Skenografia: Nexhati Boriçi
Më tej Nuredini ka drejtuar suksese regjisores , aktorëve dhe stafit punues të kësaj shfaqje.