Maqedoni

Tre te vdekur e 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të premten se në 24 orët e fundit janë shënuar tri vdekje si pasojë e koronavirusit dhe 163 raste të reja me infeksion, njoftoi Alsat-M.

Po ashtu bëhet e ditur se në 24-orëshin e fundit janë shëruar 40 pacientë.

Deri më tash, në Maqedoni janë shënuar 5.758 raste me COVID-19, derisa kanë vdekur si pasojë e tij 268 pacientë.