Të fundit

Shqiptarët në Serbi do të përfaqësohen me 3 deputetë në parlamentin serb

Të dielën e javës së kaluar u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, ku si pjesë e kësaj gare zgjedhore ishin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët për herë të parë për zgjedhjet parlamentare ishin të bashkuar me një listë unifikuese “ADSH-Lugina Bashkuar” me numrin 16.

Sipas portalit Nova.rs të dielën e kaluar kanë votuar 3.159.748 votues në Serbi, ku fituese doli partia e SNS’it e presidentit Vuçiq e cila siguroi 189 ulëse në parlamentin serb.

Edhe pse në fillim të rezultateve preleminare u tha se shqiptarët fituan 4 deputetë ky rezultat me kalimin e kohës ndryshoi dhe numri i deputetëve u reduktua ku thuhej se lista unifikuese përfundimisht kanë fituar vetëm 2 deputetë.

Mirëpo sot portali serb Nova.rs ka bërë të ditur se shqiptarët do të përfaqëson me 3 deputetë në parlamentin e Serbisë, përcjell Ministria e Lajmeve.