Lajme

Trajneri i Serbisë vjen në Kosovë dhe ngrit tre gishta

Në komunën e Leposaviqit u mbajt turneu i futbollit të vogël dhe në basketboll “Miqësia 2019”. Dhe aty ka ardhur edhe selektori i Serbisë në basketboll, Aleksandar Gjorgjeviq dhe ka çuar edhe tre gishta lart!

Provokim i madh dhe dëshmoi se ai e ka në shpirt nacionalizmin, është kundër shqiptarëve!
“Një delegacion i Federatës së Basketbollit të Serbisë, i përbërë nga presidenti Predrag Danilloviq, Sekretari i Përgjithshëm Dejan Tomasheviq, selektori Aleksandar Gjorgjeviq dhe ndihmëstrajneri Jovica Antoniq vizituan komunën e Leposaviqit”, bëhet e ditur nga Federata e Basketbollit e Serbisë.

“Jam jashtëzakonisht krenar që jam këtu, faleminderit për ftesën tuaj, faleminderit për dashurinë dhe përkrahjen që na jepni. Me ndihmën tuaj, me ndihmën e Zotit, shpresojmë të kthehemi me një medalje. Do të jetë edhe medalja juaj” tha Gjorgjeviq.

Ndërkaq, pritet që Federata e Basketbollit e Kosovës dhe institucionet tjera të reagojnë me këtë rast, me këtë veprim të turpshëm të Gjorgjeviqit.