Shqipëri

Tragjedia me 3 viktima në Kavajë, arrestohet pronari i lokalit në plazh

Pronari i lokalit në plazhin e Vilë Bashtovës, ku një ditë më parë humbën jetën tragjikisht tre anëtarë të një familjeje, është arrestuar nga policia.
I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, akuzohet për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte.
Plazhi ku ndodhi ngjarja e rëndë nuk kishte roje bregdetare, kulla vrojtimi dhe as flamurin e kuq që të sinjalizonte pushuesit për rrezikun që mund t’u kanosej nga deti i trazuar.
Ngjarja e rëndë ndodhur mesditën e së dielës ku babai 50-vjeçar Elvis Halilaj, nga Tirana së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.