Bota

Tragjedi në Itali, 969 viktima në një ditë nga koronavirusi

Gjendja tragjike vijon të raportohet nga Italia sa i përket krizës së koronavirsit.

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet, 969 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë që prej shpërthimit të pandemisë.

Sa i përket numri të të infektuarve, Emergjencat Civile thonë se janë konfirmuar 4,401 raste të reja ndërsa numri i personave të shëruar 24 orët e fundit është 589

Krahësuar me ditën e djeshme Italia ka një gjendje të përkeqësuar të numrit të viktimave duke e cuar tashmë totalin në 9,134. Ndërsa gjendja e numrit të rasteve të reja mbetet po e njejta si dje duke e cuar totalin në 86,414 persona. /Opinion.al