FutbollSporti

Topi i Artë/ Portieri më i mirë është ai i Liverpool

Nëse kishte një trofe ku fituesi ishte i parashikuar, ishte pikërisht ai i portierit më të mirë. Alison Becker, portieri i Liverpool është shpallur edhe numri 1 më i mirë në botë nga France Football, duke lënë pas titullarin e Barcelonës, gjermanin Andre Ter Stegen dhe bashkëkombasin e tij brazilian të Manchester City Ederson.

“Është një nder i madh,” është shprehur Alison. “Jam i bekuar dhe mirënjohës gjithë skuadrës”, ka thënë portieri i ndjekur nga sytë e lumtur të bashkëshortes së tij.