Tomor Morina pas daljes nga burgu: Serbia ka mbaruar
Tomor Morina përfundimisht është liruar nga burgu i Shutkës në Shkup. Ai nga burgu ka dalë rreth orës 17 e 40 minuta. Pas daljes ka thënë se arrestimi i tij nuk është dashur të ndodhte nga autoritetet e Maqedonisë.
“Serbia ka vdekë, nuk është dasht me ndodh arrestimi im”, ka thënë Morina sapo ka dalë nga burgu.
Ai tashmë është nisur në drejtim të Gjakovës, derisa ka qenë i përcjellë nga stafi i Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Ish luftetari i lirisë u arrestua në Bllacë, javë më parë, nga autoritetet maqedonase pas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
Serbia në anën tjetër kërkonte ekstradimin e tij për të gjykuar atje.