Të fundit

Valon Arifi: “Qesharake nëse qeveria e Kosovës financon renovimin e gjykatës në Preshevë”

Valon Arifi, aktivist i të drejtave të njeriut nga Presheva duke komentuar themelimin e zyrës për Luginën e Preshevës pranë qeverise se Kosovës njëherit edhe fondin e dy qeverive Shqipëri e Kosovë është shprehur se është e pa kuptimt e qesharake që Ministria e Drejtësis së Republikës së Kosovës të financoj renoviminin e gjykatës edhe ashtu ditore te Serbisë në Preshevë.
“Jam informuar se Ministrija e Drejtësis së Republikës së Kosovës me kërkes të Komunës së Preshevës ka pranuar të financoj renovimin e objektit të gjykatës themelore të Vranjës që gjindet në qytetin e Preshevës.Për mua kjo është qesharake dhe e pa pranueshme qe Republika e Kosovës të financoj institucionet shtetërore në Serbi,jo se nuk duhet por sepse një gjë e tille nuk është as e nevojshme ne kuptimin infrastrukturor e as prioritet për qytetarët e Luginës së Preshevës” është shprehur Valon Arifi aktivist i të drejtave të njeriut nga Presheva.
Vlen të theksojm që Ministria e Drejrësis udhëhiqet nga Selim Selimi po ashtu me prejardhje nga komuna e Preshevës, emëruar në postin e Ministrit nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.