LajmeTë fundit

TK ka ndarë 300 bursa për nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

Shërbimi i Trupit Koordinues të qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka ndarë bursa për nxënësit e shkollave të mesme të tri komunave të lartpërmendura që vijojnë mësimin në komunat e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Leskocit, Lebanës dhe Vranjës.

Në konkurs kanë aplikuan gjithsej 657 nxënës të shkollave të mesme, ndërsa janë ndarë gjithsej 300 bursa në vlerë prej 6.000 dinarë në muaj.

Në komunën e Preshevës janë dhënë 116 bursa, në komunën e Bujanocit 124 dhe në komunën e Medvegjës 60 bursa.

Kushtet e përgjithshme të konkursit ishin që nxënësit të kenë nënshtetësi të Republikës së Serbisë dhe vendbanim në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që për herë të parë në vitin shkollor 2018/2019. u regjistruan në vitin e parë, të dytë, të tretë ose të katërt në disa prej shkollave të mesme të formuara me vendim të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, që gjatë arsimit të tyre të mëparshëm kanë arritur sukses shumë të mirë ose të shkëlqyeshëm dhe se nuk përsëritur asnjë vit gjatë arsimit të mëparshëm.

Në komision kanë marrë pjesë përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të emruar nga kryetarët e komunave dhe katër anëtarë të Komisionit nga Shërbimi i Trupit