Tjetër tërmet i fortë
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sërish në Tiranë në orën 21:33 me magnitudë 5.1 ballë.
Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm ditën e martë në orën 03:55 dhe nga ajo ditë kanë rënë me qindra tërmete.
Në vend kanë filluar edhe reshjet e shiut, duke e bërë akoma më të vështirë kalimin e natës për personat që u janë prishur shtëpitë.