Tifozët e Zvezdës provokojnë në Zvicër, brohorasin “Kosova është Serbi”
Një grup i madh i tifozëve serbë të Zvezdës së Beogradit ka shkaktuar kaos dhe dhunë në rrugë të Bernit, në Zvicër, derisa shkonin drejt stadiumit para ndeshjes që nisi në orën 20:45 ndërmjet Young Boys dhe Crvena Zvezdës, në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Të mbledhur nëpër lokale të ndryshme, tifozët serbë gjatë tërë kohës kanë brohoritur “Kosova është Serbi”, në gjuhën serbe.
Nuk është hera e parë që tifozët serbë merren me çështjen e Kosovës.
Policia në Bern ka konfirmuar se i është dashur të shtjerë disa herë në ajër për ta qetësuar situatën.
Raportohet për një person të lënduar gjatë dhunës, e cila ishte nisur afër një objekti pasi tifozët homofobikë serbë kishin reaguar ndaj një flamuri të LGBT-së që ndodhej aty.