Lajme

Serbia në 24h e fundit me COVID-19: Një i vdekur dhe 75 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit, zyrtarisht edhe një person ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Serbi, ku numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 710 të vdekur, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Nga regjistrimi i fundit, janë regjistruar edhe 75 raste të reja me COVID-19, nga 6.996 persona të testuar.

Aktualisht 40 pacientë ndodhen në respirator, ndërsa 641 janë hospitalizuar.

Në Serbi, janë konfirmuar 31.282 raste të infektuar MD koronavirus që nga shpërthimi i pandemisë.

Shkalla e vdekshmërisë është 2.27 përqind.

Deri në orën 15:00h të 17 gushtit, në Serbi u testuan gjithsejtë 920.852 persona, të cilët plotësuan kriteret për përcaktimin e rrethanave./luginalajm